Nga një organizatë joqeveritare, siç ishte paralajmëruar me Marrëveshjen e 19 prillit, Asociacioni/Bashkësia së Komunave Serbe, tani ka pretendime të bëhet një entitet i veçantë serb që do të funksiononte brenda territorit të Kosovës, por me direktiva të Serbisë.
Se Marrëveshjes së 19 Prillit nuk i dihet fillimi e as fundi, kjo tashmë dëshmohet edhe me nevojën që për statutin e këtij Asociacioni/Bashkësie, të diskutohet rishtas në Bruksel në nivel të kryeministrave. Pozicionet e palëve, tani sikur janë kthyer sërish në fazën fillestare.
Beogradi pretendon që Bashkësia Serbe, siç e cilëson këtë Asociacion, të mos ketë statutin e një OJQ-je, por të një entiteti që do të ketë kompetenca në polici, drejtësi, arsim, kulturë e fusha tjera, shkruan “Tribuna”.
Po ashtu, sipas modelit serb, duhet të ketë dy lloj organizimesh të komunave serbe në Kosovë. Përderisa për komunat në veri, pretendon se nuk do të mund të përderen simbolet e shtetit të Kosovës, si logot, vulat, flamujt e të ngjashme, për komunat poshtë lumit Ibër të formuara me Pakon e Ahtisaarit, pajtohet që mund të vazhdojnë të funksionojë sikurse deri më sot. /Tribuna/