DYLON

Asociacioni i parë i Mediave Online të rajonit, Titulli në mesin e themeluesve

Avatar photo Redaksia

Asociacioni i Mediave Online (AMO), shoqata e parë e këtij lloji në rajon, është themeluar sot (e premte) në Beograd. Asociacioni grumbullon 18 portale nga të gjithë pjesët e Serbisë, që angazhohen për afirmimin e punës së lirë, profesionale e të pavarur online dhe standardet më të larta të gazetarisë, thuhet në komunikatën e AOM-it.

AOM do të punojë në zhvillimin dhe promovimin e standardeve etike të raportimit në internet, si dhe forcimin e rolit të mediave online në demokratizimin e shoqërisë.

EkoHigjiena

Për kryetar të parë të Këshillit drejtues të asociacionit u zgjodh Predrag Blagojevic, kryeredaktor përgjegjës i portalit Juzne vesti, e për zëvendëse Tanja Maksic nga Rrjeti ballkanik për hulumtime BIRN.

“Interneti çdo ditë e më shumë po përjetohet si gati hapësira e vetme për shkëmbim të informacioneve, ideve dhe mendimeve. Besojmë se themelimi i shoqatës së këtillë është i domosdoshëm në mënyrë që mediat online që janë ithtare të standardeve më të larta profesionale të artikulojnë aspiratat e tyre në mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe në informim të përgjithshëm e me kohë të qytetarëve”, ka thënë Blagojevic.

Aktivitetet e para të AOM-it do të drejtohen në avancimin e standardeve etike në internet, me fokus mbrojtjen e të drejtave autoriale, ndihmë në zbatimin e regjimit të ri juridik për mediat online dhe lidhjen me akterë relevantë rajonal e ndërkombëtar.

Asociacioni i mediave online mbetet i hapur për pranimin e anëtareve të reja, që ndajnë vlerat që kjo shoqatë përfaqëson, thuhet më tej në komunikatë.

Themeluesit e AOM-it janë portalet: 021.rs, Autonomija.info, BIRN, Titulli.com, Cenzolovka, CINS, IST Media, Istinomer, JugMedia, Juzne vesti, KrikMedia&reform centar Nish, Mingl, Moj Becej, Njuz.net, SOinfo dhe SumadijaPress.

http://titulli.com/index.php?m=post&s=14373

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.