• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Nacionale
  3. Asociacioni i Komunave kërkon nga MASHTI dezinfektimin e shkollave dhe pushim me 18 tetor
Nacionale

Asociacioni i Komunave kërkon nga MASHTI dezinfektimin e shkollave dhe pushim me 18 tetor

Redaksia 2LONLINE 8 Tetor, 2021 3 minuta lexim
 Asociacioni i Komunave kërkon nga MASHTI dezinfektimin e shkollave dhe pushim me 18 tetor

Asociacioni i Komunave të Kosovës me anë të një kërkese i është drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit lidhur me mbajtjen e votimeve për zgjedhjet lokale nëpër objektet shkollore.

Në këtë kërkesë thuhet:

“Presidentja e Republikës së Kosovës, znj .Vjosa Osmani, në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Komisionin Qendror i Zgjedhjeve është institucioni përgjegjës që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Në këtë rast shkollat nëpër komunat e Kosovës janë lokacionet në të cilat do të zhvillohet i tërë procesi zgjedhor sipas kërkesave të parapara nga KQZ.

Mbajtja e zgjedhjeve lokale me 17 tetor 2021 nënkupton që shkollat në të gjitha komunat do të jenë në dispozicion të KQZ së paku deri ora 19:00, në kohën e paraparë të mbylljes së procesit zgjedhor.

E gjithë kjo do të reflektojë në punën personelit shkollor që të përgatiten për mbarëvajtjen e procesit mësimor të rregullt të hënën me 18 tetor 2021.

Duke pasur parasysh gjendjen me pandeminë Covid 19 si dhe me udhëzimet e IKSHP-së për masat dhe rregullat e procesit mësimor, do të jetë e pa mundur për shkollat që të jenë të gatshme për procesin mësimor ditën në vijim pas zgjedhjeve.

Për këtë arsye, Drejtorët Komunal të Arsimit të organizuar në kuadër të AKK-së kërkojnë nga MASHTI që me 18 tetor 2021 të mos mbahet procesi mësimor për nxënës në ato shkolla të cilat janë shfytëzuar si qendra të votimit.

Dita e hënë, 18 tetor 2021 të jetë ditë e lirë në mënyrë që MASHTI në koordinim me KQZ të merrë përgjegjësinë për dezinfektimin e ndërtesave shkollore në mënyrë që të jenë të gatshme dhe të sigurta për nxënësit për të vijuar mësimin” – thuhet në kërkesën e AKK-së nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv z.Sazan Ibrahimi. /2LONLINE.com/

Etiketat:Asociacioni i Komunave të Kosovës MASHTI shkollat
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Opinion

Aman vrisni të gjithë luftëtarët!

19 Maj, 2022
Aktuale

Presidentja Osmani përkujton 23-vjetorin e Masakrës së Dubravës

19 Maj, 2022
Policia

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”

19 Maj, 2022
Nacionale

FSK-ja pjesë e garës ndërkombëtare “International Cyber Security Exercise”

19 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Në shkollat e Gjilanit rikthehet kontrolli sistematik i nxënësve që ishte pezulluar shkaku i pandemisë

5 Maj, 2022

Dështimit i radhës!

18 Prill, 2022

Në shkollat e Vitisë po vazhdon testimi i nxënësve dhe personelit shkollor ndaj virusit Covid-19

21 Janar, 2022

AKK: Kryetarët e komunave nuk do të marrin pjesë në takimin e sotëm të MAPL-së

17 Dhjetor, 2021

Të gjitha shkollat e Kosovës janë duke punuar sipas skenarit Rikthimi

29 Tetor, 2021

Komunat e Kosovës kërkojnë heqjen e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve nga data 17 tetor

13 Tetor, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com