DYLON

Asnjë shqiptarë i punësuar në spitalin e Vrajës

Avatar photo Redaksia

Deputeti popullorë, Fatmir Hasani në mbledhjen e fundit të parlamentit të Serbisë ka drejtuar kritika ndaj kryeministres, Ana Brnabiq lidhur me qasjen ndaj problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Gjendja e pakicës shqiptare në Serbi nuk janë në nivel të mirë dhe nuk përmbushin standardet vendore e as të bashkimit Evropian”, tha Hasani në paraqitjen e tij.

Ai shtoi se qeveria duhet të përshpejtojë realizimin e kërkesave të shqiptarëve dhe të arrihet niveli I të drejtave që gëzojnë pakicat tjera në Serbi.

EkoHigjiena

Hasani tha se në qendrën spitalore në Vrajë nuk është punësuar asnjë shqiptarë edhe pse në rrethin e Pçinjës përbëjmë 30% të popullsisë.

“Nuk kërkojmë punësime në bazë të proporcionit por nuk ka asnjë mjek, motër medicinale nga pakica shqiptare. Ftojë qeverinë të punojë në punën e integrimit të shqiptarëve në organit shtetërore”, u shpreh Hasani.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.