DYLON

Asnjë rast i vdekjes, tetë raste pozitive dhe dhjetë të shëruar nga Covid-19!

Asnjë rast i vdekjes, tetë raste pozitive dhe dhjetë të shëruar nga Covid-19!
Avatar photo Redaksia

09 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.438 doza të vaksinës kundër COVID-19.

EkoHigjiena

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 250.658 doza të vaksinës.

Deri më sot 63.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.353 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.422.

Në total numri i rasteve aktive është 149.   /2LONLINE.com/