DYLON

Asnjë rast i vdekjes, 31 raste pozitive dhe 95 të shëruar nga Covid-19!

Asnjë rast i vdekjes, 31 raste pozitive dhe 95 të shëruar nga Covid-19!
Avatar photo Redaksia

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.012 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 31 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

EkoHigjiena

Numri total i rasteve pozitive është 107.244 raste nga 591.824 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.374 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.631.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Gjilan 5 raste, Mitrovicë 3 raste, Podujevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Prizren 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Fushë-Kosovë, Kaçanik dhe Obiliq. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.