Asnjë rast i vdekjes, 20 raste pozitive dhe 197 të shëruar nga Covid-19!

Asnjë rast i vdekjes, 20 raste pozitive dhe 197 të shëruar nga Covid-19!

05 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.922 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 78.477 doza të vaksinës.

Nga 2.066 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 197 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.908.

Në total numri i rasteve aktive është 1.334.

KOMENTE