Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton ka konfirmuar se para ministrave ka prezantuar vlerësime pozitive në lidhje me dialogun politik për çfarë sipas mendimit të saj Serbia meriton nisjen e negociatave të anëtarësimit.
“Unë shpreha para ministrave sa e impresionuar jam me progresin e bërë dhe me përkushtimin që ekziston tek dy kryeministrat”, ka thënë Ashton para gazetarëve. Ajo ka konfirmuar se para ministrave ka thënë se shpreson se ata do miratojnë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Serbinë, ndërkohë që do vazhdohet me negociatat e stabilizim asociimit me Prishtinën.shkruan RTK.
Të arriturat në dialog sipas shefes së diplomacisë evropiane janë impresive. Në disa fusha, pohoi ajo, madje kemi pas përparim shumë më shpejtë se sa që kemi pritur.
Duke iu referuar raundit të fundit të dialogut të premten që shkoi e i cili rezultoi pa marrëveshje konkrete në mes të dy kryeministrave, Ashton vlerësoi se aktualisht po punohet në finalizimin e detajeve rreth sistemit juridik.
Shefja e diplomacisë evropiane ka dorëzuar sonte tek shtete anëtare raportin e saj për të arritur në dialogun politik, dokument ky që do shërbejë për debat në mes të ministrave gjatë ditës së nesërme kur edhe do formulohet vendimi i Bashkimit Evropian në lidhje me nisjen e mundshme të negociatave të anëtarësimit në mes të Brukselit dhe Beogradit.
Vendimi i Bashkimit Evropian në një masë varej edhe nga toni dominues në raportin e ashton. Në dritë të këtij raporti, sipas të gjitha gjasave do vendoset që Serbia të nisë negociatat e anëtarësimit në muajin janar.