DYLON

ASHAK: Çmohet lartë kontributi i akademik, Esat Stavilecit

Avatar photo Redaksia

Në mbledhjen komemmorative të mbajtur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve te Kosovës u çmua lartë kontributi i akademik, Esat Stavilecit në veçanti në fushën e administratës publike. Profesor, Jusuf Bajraktari vlerësoi se vepra e akademik, Esat Stavilecit do të mbetet burim reference për brezat e ardhshëm. Bajraktari theksoi se humbja e tij për familjen e poashtu edhe për Akademinë e studentët është një humbje e pakompensueshme.

”Lajmi i 15 gushtit për ndarjen nga jeta e profesor, Esat Stavilecit jehoi dhimbshëm në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej viseve shqiptare. Në këto momente dhembje e pikëllimi të thellë, të familjes Stavileci që e humbi njeriun e tyre te dashur fjalët dhe shprehjet për të gjetur ngushëllimin na mungojnë”, tha ai.

EkoHigjiena

Duke folur për biografinë dhe veprimtarinë e akademik Esat Stavilecit, profesor Jusuf Bajraktari theksoi se Stavileci për punën e tij shkencore u nderua me shumë shpërblime e mirënjohje.

”Me shpërblimin e dhjetorit më 1978. Me çmimet: Intelektual i vitit i Kosovës më 2007, Intelektual shqiptar i vitit më 2009, Qytetar nderi i Gjakovës më 2007 dhe Anëtar i Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Kosovës prej vitit 1996”, tha ai.

Për nder të veprës dhe kontributit të akademik Esat Stravilecit, mbledhje komemorative do të mbahet edhe në qytetin e tij të lindjes, Gjakovë. Varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit poashtu në Gjakovë, në ora 17:00.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=39752

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.