DYLON

Asfaltohet rruga që lidhë mes vete Vitinë me Kaçanikun

Asfaltohet rruga që lidhë mes vete Vitinë me Kaçanikun
Avatar photo Redaksia

Në fshatin Vërban të Vitisë, ka filluar sot asfaltimi i rrugës Vërban-Begrancë që lidhë mes veti komunat Viti- Kaçanik.

Me këtë rast i pranishëm ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë i cili bëri me dije se asfaltimi i kësaj rrugë është në kuadër të projekteve për asfaltimin e rrugëve rurale në këtë komunë.

EkoHigjiena

“Po vazhdojmë me projekte infrastruktura në lokalitet e komunës së Vitisë. Rruga që po asfaltohet sot po lidhë mes veti jo vetëm banorët e dy fshatrave por edhe të dy komunave si të Vitisë dhe Kaçanikut, prandaj ka projekti në fjalë ka një vlerë të veçantë për në”, u shpreh kryetari Haliti.

Ndërkaq edhe kryetari i fshatit Vërban, Afrim Ramushi falenderoj kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë për të gjitha projektet që janë realizuar në këtë lokalitet duke i cilësuar jetike për banorët.

Gjithashtu në Vërban është asfaltuar sot edhe rruga që lidhë mes veti lagjet Vishaj dhe Shavarinët.

Po ashtu ai ka vizituar edhe shkollën e fshatit ku po vazhdojnë punimet në fushën sportive. /2LONLINE.com/