DYLON

Asfaltohet rruga në Roganë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ka filluar asfaltimi i një rruge në Roganë, aty ku ndodhet edhe shtëpia e dëshmorit të kombit Selver Kryeziu. Për të parë nga afër fillimin e këtij projekti, prezent ishte edhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani. “Jam i gëzuar që më në fund asfaltuam rrugën në këtë pjesë të Roganës, sot e pash të gëzuar mixhën Bajram, babanë e dëshmorit te UÇK – së Selver Kryeziu”, ka thënë Sinani.

AI ka shtuar se kanë arritur të realizojnë kështu një kërkesë të mixhës Bajram dhe qytetarëve të kësaj pjese të Roganës. “Ne po përmbyllim me sukses kërkesat e qytetarëve dhe objektivat e tona do të vazhdojmë edhe në lokalitetet tjera” ka thënë kreu i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.