DYLON

Asfaltohet rruga “ Mehmet Demelezi” vazhdohet me rrugë të tjera

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në fshatin Sllatinë të Poshtme të Komunës së Vitisë, sot kanë përfunduar punimet në asfaltimin e rrugës “Mehmet Demelezi” rrugë kjo e cila pos që lidhë banorët e lagjes Demelezi , Mjak dhe Frangu çon edhe në drejtim të varrezat e këtij fshati. Përndryshe po vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugëve rurale në lokalitetet e ndryshme të komunës së Vitisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se asfaltimi i kësaj rruge është bërë në afatin optimal dhe me standardet e kërkuara të projektit të paraparë. “ Asfaltimi i rrugëve “Mehmet Demelezi” ,” Gjlebina” rrugës që lidhë Sllatinën e Epërme me fshatin Pozheran pastaj i rrugëve “Muhabi Nuhiu”, “Saqip Hoxha” dhe “Azemi” është në vazhdën projekteve të asfaltimit të rrugëve rurale të komunës sonë, ku gjatë këtij viti kemi planifikuar të asfaltojmë 38 rrugë.” U shpreh Kryetari Haliti. Përndryshe banorët e këtij lokaliteti e kanë mirëpritur asfaltimin e këtyre rruge. /2L ONLINE/

EkoHigjiena


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.