DYLON

Asfaltohet rruga “ Jakupi” në Vërban të Vitisë, vazhdon asfaltimi edhe i rrugëve të tjera

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar sot punimet që janë duke u zhvilluar në asfaltimin e rrugës së lagjes Jakupi në Vërban të Vitisë. Me këtë rast ai është pritur nga banorët e këtij lokaliteti të cilët e falënderuan atë për punët që janë duke u bërë në rregullimin e infrastrukturës rrugore, konkretisht në asfaltimin e rrugëve në lagjet e këtij fshati. Përndryshe gjatë këtij viti janë paraparë një varg projektesh në asfaltimin e rrugëve nëpër lokalitetet e ndryshme të komunës së Vitisë ku në fshatin Vërban janë paraparë asfaltimi i rrugëve: “ Beqiri, Jakupi, Shavarinë dhe Pallëve”. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.