DYLON

Asfaltohet rruga “Beqiri e Shaqiri”

Asfaltohet rruga “Beqiri e Shaqiri”
Avatar photo Redaksia

Asfaltohet rruga “Beqiri e Shaqiri” si dhe pritët të bëhet asfaltimi i rrugës në drejtim të shkollës së fshatit Zhiti

Në fshatin Zhiti të Komunës së Vitisë është asfaltuar sot rruga “Beqiri e Shaqiri”. Me këtë rast Kryetari i Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar këtë fshat për të parë nga afër këtë projekt infrastrukturor.

Po ashtu Haliti ka vizituar edhe shkollën fillore të mesme të ulët “Safet Rexhepi” në Zhiti pasi që sot pritet të bëhet asfaltimi i rrugës në drejtim të kësaj shkolle.

EkoHigjiena

Përndryshe në këtë fshat gjatë këtij viti është ndërtuar dhe asfaltuar edhe fusha sportive.

Gjatë kësaj vizite Haliti është takuar edhe me banorë të këtij lokaliteti, të cilët e falënderuan atë për projekte që janë realizuar në këtë fshat dhe që sipas tyre kanë një rëndësi të veçantë për banorët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.