DYLON

Asfaltohet rruga alternative në Stubëll të Epërme

Asfaltohet rruga alternative në Stubëll të Epërme
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet që janë duke u kryer në rrugën alternative në fshatin Stubëll e Epërme, e cila është në përfundim e sipër tani edhe me shtresën e dytë të asfaltit që është duke u kryer sot.

“Banorët kanë falënderuar komunën për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, dhe projekteve të tjera të shumta, që përmirësojnë dukshëm qasjen dhe kushtet e lëvizjes”, thuhet në njoftimin e komunës.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti tha se përkushtimi për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha vendbanimet e komunës do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke potencuar se projektet konkrete në terren, janë dëshmi e angazhimit të institucionit komunal për zhvillim të barabartë në të gjitha zonat. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.