DYLON

Asfaltohet degëzimi i rrugës “Bajram Ahmeti” në Smirë si dhe po punohet në rrugën Viti-Gëricë

Asfaltohet degëzimi i rrugës “Bajram Ahmeti” në Smirë si dhe po punohet në rrugën Viti-Gëricë
Avatar photo Redaksia

Asfaltohet degëzimi i rrugës “Bajram Ahmeti” në Smirë si dhe po punohet në rrugën Viti-Gëricë.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot për së afrimi punimet që janë duke u bërë në aksin rrugor Viti-Gërlicë si dhe në asfaltimin e degëzimit të rrugës “Bajram Ahmeti” në Smirë të Vitisë.

EkoHigjiena

Me këtë rast i pari i komunës është takuar edhe me banorët e këtij lokaliteti të cilët u shprehën të lumtur që po realizohet ky projekt infrastrukturor duke falënderuar kryetarin Haliti për realizimin e tij.

Përndryshe kryetari Haliti tha se qeverisja lokale në Viti po vazhdon me realizimin e projekteve të shumta në interes të qytetarëve të saj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.