DYLON

Asfaltohen rrugët qendrore të qytetit të Vitisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të projekteve të parapara për realizim gjatë këtij viti, është edhe rruga kryesore, respektivisht qendra e qytetit të Vitisë. Asfaltimi i rrugës kryesore “Adem Jashari” dhe duke përshkuar edhe sheshin “Nijazi Azemi”, ka filluar sot e pritet që të përfundojnë brenda dy ditëve. Kryetari i komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka inspektuar punimet nga afër, ndërkohë që ka ritheksuar angazhimin e Institucioneve komunale për shndërrimin e qytetit të Vitisë në një qytet me standarde moderne. Ai gjithashtu ka thënë se ky projekt është pjesë e shumë projekteve infrastrukturore që po realizohen në komunën e Vitisë dhe do të realizohen edhe në të ardhmen. Asfaltimi i këtyre rrugëve, përfshin nga vendi “Te pasqyra” e deri tek kisha katolike dhe nga objekti i komunës e deri tek Çerdhja e fëmijëve. /2L ONLINE/



EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.