DYLON

Asfaltohen rrugët në drejtim të shkollës së fshatit Goshicë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të projekteve të shumta infrastrukturore që janë duke u realizuar gjatë këtij viti në lokalitetet e ndryshme të Komunës së Vitisë, sot ka filluar asfaltimi i rrugëve në drejtim të shkollës së fshatit Goshicë.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Qahil Sinani dhe të tjerë kanë vizituar sot, fshatin Goshicë për të parë nga afër punën që po bëhet në asfaltimin e rrugëve në drejtim të shkollës.

EkoHigjiena

Aliu ndër tjerash tha se Komuna e Vitisë, është e përkushtuar që të krijoj kushte për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj nga të gjitha lokalitetet dhe se një kujdes të veçantë ata kanë edhe për nxënësit vitias.
Asfaltimi i këtyre rrugëve u mirëprit nga personeli arsimor dhe nxënësit e Goshicës por edhe të prindërve të cilët thanë se me asfaltimin e saj nxënësit nuk do të ecin më nëpër baltë.

Ata po ashtu theksuan se projekti i asfaltimit të këtyre rrugëve do të ndikoj drejtpërdrejtë edhe në pastërtinë brenda shkollës dhe për këtë falënderuan institucionet komunale të Vitisë të cilët realizuan këtë projekt që për ta është i një rëndësie të veçantë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.