DYLON

Asfaltohen rrugë edhe në Vërban

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira dhe Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu kanë dal sot në teren për të pare nga afër punimet që janë duke u zhvilluar në asfaltimin e një rruge në Vërban. Me këtë rast ata janë pritur edhe nga banorët e këtij lokaliteti të cilët falënderuan përfaqësuesit e institucioneve komunale të Vitisë, për financimin e këtij projekti që sipas tyre është i një rëndësie të veçantë.

“Asfaltimi i kësaj rruge për ne ka një rëndësi të madhe pasi që me të lehtësohet qarkullimi i banorëve tanë. Njëherit dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që e kanë cilësuar si prioritare asfaltimin e saj dhe një falënderim të veçantë për komunën e cila po e financon atë“, u shpreh Naser Muharremi, banorë nga fshati Vërban i cili jeton në Zvicër./2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.