DYLON

Asfaltohen katër rrugë dytësore në Lagjen e Spitalit

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Gjatë ditës së sotme, janë asfaltuar katër rrugë dytësore në lagjen e Spitalit në rrugën “Ibrahim Pupoci” , të cilat deri më tash kanë qenë në gjendje shumë të rëndë për kalimin e qytetarëve, e punimet i ka vizituar drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri, i cili tha se ky është një hap përpara drejt përmirësimit të kushteve të qytetarëve.

“Po asfaltohen këto rrugë që kanë qenë të degraduara skajshmërisht me vite të tëra. Ky është një hap përpara drejt përmirësimit të kushteve të qytetarëve. Ky projekt do të vazhdoj edhe më tutje deri në përmbylljen e tij, e i cili është në kuadër të mirëmbajtjes verore. Pjesa kryesore e qytetit është përfunduar dhe kanë mbetur edhe disa pjesë të vogla të qytetit të cilat shpresoj se ditët në vijim do të përfundohen sipas afatit të paraparë”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Me asfaltimin e këtyre katër rrugicave në gjatësi prej afro 1000 metrave është përmirësuar dukshëm jeta e qytetarëve të kësaj pjese të qytetit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.