Në territorin e Komunës së Vitisë, po vazhdojnë punimet në përfundimin e infrastrukturës rrugore.
Me këtë rast dje kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar për së afërmi rrugën “Dëshmorët e Kombit” në qytetin e Vitisë.
Përndryshe për skaj të kësaj rruge e cila gjendet në afërsi të tregut të gjelbër është bërë edhe ndërtimi i trotuarit si dhe është vendosur edhe ndriçimi publik.
Realizimi i këtij projekti është mirëpritur nga banorët e kësaj ana por edhe nga shitësit të cilët operojnë në tregun afër saj.
Gjithashtu gjatë ditës së djeshme është asfaltuar edhe rruga në lagjen e Shavarinëve më fshatin Vërban ku në fillimin e këtyre punimeve i pranishëm ishte zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu.