Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë vizituar sot punimet e përfunduara në asfaltimin e degëzimit të rrugës nga fshati Radivojcë për në fshatin Devajë.
Ata po ashtu kanë parë nga afër punimet që kanë përfunduar edhe në rrugën e njohur me emrin “Rruga e Terpezëve” .
ërndryshe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se komuna e Vitisë po vazhdon në kompletimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha lokalitetet e kësaj komune.