DYLON

Asambleja Parlamentare e NATO-s vizitoi FSK-në

Asambleja Parlamentare e NATO-s vizitoi FSK-në
Avatar photo Redaksia

Pjesëmarrësit  e seminarit të 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Kosovë, të kryesuar nga Sekretarja e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare  Ruxandra Popa, sot kanë vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ferizaj.

Ata u pritënnga Shefi i stafit të FSK-së gjeneral brigade Jeton Dreshaj i shoqëruar nga zëvendës komandanti i KDS -së kolonel Mehmet Lladrofci. Gjeneral Dreshaj  përshëndeti të pranishmit në emër të Komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari i cili po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Z. Armend Mehaj.

EkoHigjiena

Gjeneral Dreshaj me këtë rast prezantoi para të pranishmëve vizionin  dhe të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe u diskutua për sfidat dhe kërcënimet  në rajon dhe më gjerë, gjithashtu  të arriturat e FSK-së bazuar në planin 10 vjeçar të tranzicionit, krijimin e kapaciteteve të mbrojtjes me mandatin e ri të FSK-së.

Ata po ashtu u njoftuan edhe me kapacitetet që ofron Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, ku shefi i shtabit nënkolonel Arsim Shaqiri, prezantoi  misionin dhe strukturën, kurset dhe trajnimet, planet për të ardhmen, bashkëpunimin bilateral me vendet partnere që po ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve të KDS-së.

Të pranishmit patën mundësin të shohin edhe disa nga stërvitjet  që janë duke u realizuar në KDS.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.