DYLON

Asambleja Komunale e Fëmijëve zgjodhi kryesinë e re

Asambleja Komunale e Fëmijëve zgjodhi kryesinë e re
Avatar photo Redaksia

“Në bashkëpunim me Syrin Vizon, Më datë 24 shtator 2024, u mbajt takimi i rregullt i Asamblesë Komunale të Fëmijëve (AKF) në Gjilan,  ku u diskutuan çështje kyçe që lidhen me fillimin e vitit të ri shkollor, po ashtu”, ka bërë me dije, Ardian Foniqi, udhëheqës i sektorit për të drejtat e njeriut dhe komunitet.

Sipas tij, qëllimi kryesor i këtij takimi ishte ri -konstituimi I AKF-se për arsye se shumica e asamblistëve kanë përfunduar mandatin dhe kanë kaluar ne shkolla te mesme.

EkoHigjiena

Foniqi tha se gjatë takimit me ndihmën e stafit te Syri i Vizionit  u përzgjodh edhe kryesia e re në përbërje të: Verda Isufi – kryetare e AKF-së, nënkryetar Diar Kadriu, sekretare Alba Zeneli si dhe arkëtare, Jetika Jerliu.

“Të punojmë me fëmijët sot do të thotë të punojmë për të ardhmen. Suksese në angazhimet e tyre”, ka thënë Foniqi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.