DYLON

Asambleja e Përgjithshme e Koalicionit Evropian për STEM do të implementojë Strategjinë e UE për zhvillimin e STEM Education

Asambleja e Përgjithshme e Koalicionit Evropian për STEM do të implementojë Strategjinë e UE për zhvillimin e STEM Education
Avatar photo Redaksia

Në ditën e dytë të Asamblesë së Përgjithshme të Koalicionit Evropian për Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë (EU STEM Coalition), u miratuan dokumente me rëndësi për hapat e  rëndësishëm në nivel evropian në fushën e arsimit STEM, i cili këtë vit mblodhi përfaqësues nga arsimi i lartë, arsimi profesional, industria dhe institucionet qeveritare nga Evropa.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, që është anëtar i rregullt i Asamblesë që nga viti 2023, ishte i përbërë nga Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Rektor i Universitetit, Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Aplikative, Minire Rexhepi, Udhëheqëse e Zyrës për Komunikim me Publikun, Hidajete Jashari, Zyrtare Certifikuese, Rrezart Rexhepi, Zyrtar Administrator i Bazës së të Dhënave dhe Sistemeve. Në këtë ngjarje të nivelit të lartë, u diskutua për rolin e STEM-it në zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve evropiane dhe për domosdoshmërinë e një qasjeje gjithëpërfshirëse, bazuar në nevojat reale të tregut të punës dhe të rinisë, e të cilat do të zhvillohen në arsimin e lartë.

EkoHigjiena

Në përfundim të punimeve u prezantuan dhe u diskutuan disa tema kyçe:

Letra e pozicionit mbi Planin Evropian Strategjik të Arsimit STEM, me theks në zbatimin efektiv dhe me ndikim;

Nevoja për ndarjen e praktikave më të mira ndërmjet vendeve evropiane;

Propozimi për krijimin e një Taskforce Evropiane për STEM, që do të udhëhiqte koordinimin dhe avancimin e kësaj fushe;

Qasja gjithëpërfshirëse dhe promovimi i diversitetit në STEM, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së vajzave;

Temat për krijimin e një profili holistik STEM për çdo vend apo rajon, si kapaciteti dhe kapitali STEM, praktikat inovative në arsim, perceptimet shoqërore për STEM-in, nevojat për aftësi, politikat kombëtare, përfshirja e komunitetit dhe komunikimi publik.

Pjesëmarrësit gjatë këtij takimi theksuan se zbatimi i Planit Strategjik të Arsimit STEM duhet të jetë i përshtatur, i qëndrueshëm dhe i mbështetur në partneritet të fort. Anëtarët e Koalicionit STEM të BE-së janë të gatshëm të kontribuojnë me njohuritë, rrjetin dhe bashkëpunimin e tyre, për ta bërë këtë realitet në avancimin e arsimit STEM dhe integrimin e zhvillimeve më të fundit evropiane, duke sjellë përvojat më të mira në dobi të studentëve dhe gjithë shoqërisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.