DYLON

Asambleja e fëmijëve në Gjilan bëhet me kryesi të re

Asambleja e fëmijëve në Gjilan bëhet me kryesi të re
Avatar photo Redaksia

Asambleja e fëmijëve në Gjilan, ka zgjedhur të martën kryesinë e re, ku kryetare është zgjedhur Eriola Fejzullahu.

Në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, udhëheqësi i Njësisë për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete, Ardian Foniqi, e ka uruar Eriola Fejzullahun dhe anëtarët e kryesisë për zgjedhjen, duke iu dëshiruar suksese.

EkoHigjiena

“Përpos që të drejtat e fëmijëve garantohen me konventa ndërkombëtare dhe legjislacionin në fuqi, kryetari i Komunës është zotuar t’ju mbështesë në realizimin e aktiviteteve dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja të parapara në ligjin për të drejtat e fëmijëve”, tha Foniqi.

“Ju jeni e ardhmja e shtetit tonë dhe ne si institucione e kemi për obligim të ju përkrahim sa herë që të jetë e nevojshme”, theksoi, ndër të tjera, ai.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.