DYLON

As “Skënderbeu” nuk po mund t’i bashkojë shqiptarët!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Serbia po e përçan e po e sundon Kosovën Lindore. Rasti i fundit, ku asamblistët shqiptarë i qëndruan besnik koalicionit me partitë lokale serbet në Komunën e Bujanocit, është me të vërtetë një gjest i keq për politikën shqiptare në Kosovën Lindore, ku sheshi i qytetit, që ishte propozuar të quhej sheshi “Skënderbe”, me votat e delegatëve shqiptarë mbeti edhe për një kohë të quhej “Karagjorgjeviq”.

Kështu ka thënë për Portalin 2L ONLINE. Kushtrim Kadriu, nga Lëvizja Qytetare Vatra, sipas të cilit është shumë e çuditshme dhe tepër jonormale që shqiptarët të mos dalin me një emër të unifikuar, e edhe më keq që emri i Skënderbeut nuk i bashkon shqiptarët dhe për faj të tyre triumfon emri i mbretit serb Karagjorgjeviq.

EkoHigjiena

“Por, sido që të jetë, krejt kjo është pasojë e mos bashkimit të politikanëve dhe partive shqiptare në mes vete, e këtë, më së miri po e shfrytëzon Serbia, përçajë e sundo Pra, është momenti i fundit që politika qeveritare e Republikës së Shqipërisë të intervenoi dhe të zbatoi obligimin e sajë kushtetues, që të përkujdeset për shqiptarët e mbetur jashtë trojeve të veta. Ajo duhet të mbledhë spektrin politik dhe të bëjë një listë të përbashkët shqiptare, në mënyrë që të mos i kemi këto përçarje në mes politikës shqiptare, e mbi të gjitha në mes të vëllezërve, e në këtë mënyrë, të mos ia mundësojmë Serbisë t’i arrijë qëllimet e saja dashakeqe ndaj Kosovës Lindore”, ka thënë Kadriu.

Sipas tij, ky akt, duhet të jetë akti i fundit i i kësaj përçarje dhe të shërbejë si pikë kthese në fillimin e unifikimit të faktorit politik shqiptar në Kosovën Lindore, duhet të jetë një pikë shtesë e tërheqjes së vëmendjes nga politika zyrtare e Republikës së Shqipërisë për këtë pjesë, duke intervenuar në krijimin e një stabiliteti politik afatgjatë në mes të spektrit politik shqiptarë atje. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.