DYLON

As Partia e Drejtësisë nuk ka vija të kuqe

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) –   Drejtues të Partisë së Drejtësisë(PD) në Gjilan, kanë konfirmuar se  janë kontaktuar nga të dyja subjektet, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK),  që kandidatët e tyre do të garojnë në balotazh për garën për kryetar komune, por se sipas tyre, nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim me asnjërën palë.

Këto kontakte i kanë konfirmuar për Portalin 2lonline, Selvete Shurdhani, kryetare e Degës së PD-së në Gjilan dhe Labinotë Demi – Murtezi, ish kandidate për kryetare  e këtij subjekti, e që si bartëse e  listës, pritet të jetë pjesë e Kuvendit Komunal që do të konstituohet, pas zyrtarizimit të rezultatit të zgjedhjeve të 3 nëntorit

EkoHigjiena

Që të dyja, Shurdhani edhe Murtezi megjithatë thanë se për momentin nuk ka asgjë konkrete me asnjërën palë.  Për më tepër Shurdhani ka thënë se  do të  jetë çështje e strukturave partiake si do të vendosin për këtë çështje por se tani për tani, PD-ja nuk ka qëndrim të prerë ende se a do të mbështetë ndonjërin prej kandidatëve në garën e balotazhit,  por as në lidhje me atë se a do të futen në koalicion me ndonjërin prej  subjekteve politike, por se u tha nga ato, se PD-ja, nuk ka vija të kuqe për asnjërën parti kur është në pyetje bashkëpunimi, përkatësisht koalicioni i mundshëm.

Përndryshe, në zgjedhjet e 3 nëntorit PD-ja ka marrë besimin për të qenë e përfaqësuar me një këshilltar në asamblenë komunale të Gjilanit. / 2lonline/