DYLON

As në Viti nuk mund të shtypen faturat e tatimit në pronë

As në Viti nuk mund të shtypen faturat e tatimit në pronë
Avatar photo Redaksia

Sektori i Tatimit në Pronë në Komunën e Vitisë nuk ka qenë funksional për shtypjen e faturave të Tatimit në Pronë për pagesën e obligimeve, për shkak se në Departamentin e Tatimit në Pronë në Prishtinë janë duke u bërë rregullime në shpërndarjen e pagesave.

Ja njoftimi i plotë:

EkoHigjiena

Njoftojmë qytetarët e Komunës së Vitisë se Sektori i Tatimit në Pronë, nga data 19.05.2026, nuk ka qenë funksional për shtypjen e faturave të Tatimit në Pronë për pagesën e obligimeve, për shkak se në Departamentin e Tatimit në Pronë në Prishtinë janë duke u bërë rregullime në shpërndarjen e pagesave.

Për rifillimin e lëshimit të faturave, do t’ju njoftojmë me kohë.

Faleminderit për mirëkuptim!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.