DYLON

As në këtë seancë, opozita nuk do të marrë pjesë

Avatar photo Redaksia

Sot mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët do të kenë para vetës 8 pika të rendit të ditës, duke përfshirë këtu edhe shqyrtimin e rekomandimit të Organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e anëtarëve në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit. As në këtë seancë, opozita nuk do të marrë pjesë.
Rendi i ditës

1. Votimi i Projektligjit nr. 05/L-091 për mbrojtjen nga zhurma.

EkoHigjiena

2. Votimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me mbikëqyrjen buxhetore të Skemës së Ndihmës Sociale për periudhën 2013-2015.

3. Votimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2014.

4. Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejta dhe Interesa të Komuniteteve dhe Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Fshatin Hoçë e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit.

5. Shqyrtimi i rekomandimit të Organit Përzgjedhës të Pavarur për em ërimin e anëtarëve në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.05/L-064 për patentë shofer.

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-07 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-31 për Procedure e Përgjithshme Administrative.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.