As mish – As peshk!
Shkruan: Arianit Sllamniku
(2L ONLINE) – Historia fillon në vitin 2003 kur Haxhia angazhohet zyrtarisht në institucionin vullnetar të aktiviteteve sportive dhe rekreative të bekuar nga themeluesit e saj menjëherë pas luftës së vitit 1999.
Si anëtar I bordit deri në vitin 2012 Haxhia përcolli disa kryetar dhe kryesi por e veçanta e krejt këtyre zgjedhjeve dhe marrjeve të obligimeve nga kryesitë e reja ishte se barazimin financiar ia besonin vetëm Haxhisë për barazim të bilancit pasi që tek të tjerët anëtarë, rakia ishte në vend të ujit, por që realisht kurrë si bilanc financiar I shoqatës nuk u përmbyllte pozitiv por gjithmonë me minuse të mëdha.
Vinin dhe shkonin kryetarët por aktivitetet sportive filluan të bëheshin më serioze por edhe tradicionale me shumë mysafirë dhe plotë garues nga të gjitha trojet e Kosovës. Aktiviteti sportiv për nderë të dëshmorit të kombit tonë Agim Ramadani I cili ishte edhe në jetën e përditshme të tij një peshkatarë I devotshëm dhe pedant, u obliguan që si shoqatë ta përkujtojnë çdo vit në muajin maj me një garë sportive të peshkimit dhe me plot mysafirë në një tavolinë të shtruar me bollëk nga fondi I shoqatës I cili tubohej nga lejet e dhëna të peshkimit.
Shoqëria zgjerohej por bashkë me shoqërinë edhe vet shpenzimet e ndejave të gjata e të mira ditëve dhe netëve verore.
Erdhi koha kur në krye të shoqatës, para se të vinte Avokati, në krye të saj ishte Hoxha, një burrë I matur, I urtë e pedant i cili jashtë fondit të shoqatës mundohet të sjellte të mira të ndryshme financiare por edhe infrastrukturore për shoqatën. Ai bile e siguroi edhe objektin që tanimë njihet si selia e shoqatës.
Por këtij burri të urtë e të mirë nuk I shkoi gjatë.
Me disa nënshkrime, kontakte e shantazhe u mblodhën një natë vere peshkatarët anëtarë të shoqatës për një mbledhje urgjente!
Nuk dihej kush e thirri mbledhjen dhe për çka po mblidhen peshkatarët, por shok pas shoku u tubuan të gjithë dhe në krye të takimit doli Avokati. Inicio “mbledhjen e jashtëzakonshme” për zgjedhjen e kryesisë dhe kryetarit të ri por pa e shkarkuar Hoxhën si kryetar I devotshëm dhe I ndershëm.
Personazhi kryesorë – Hoxha mungonte por që nga kandidati I ri I cili e kishte zier këtë muhabet mundohej në jetë në qendër të vëmendjes duke e hapur mbledhjen dhe duke e mbajtur një fjalim para peshkatarëve, kinse për mos punën e deritanishme dhe tanimë vizionin e ri sipas tij!
Avokati e futi në votim si kandidat I vetëm dhe “I pa konkurrencë” veten duke mos e shkarkuar kryetarin aktual dhe si duket e kishte bërë me qëllim që të mos dukej si puç ndaj Hoxhës pasi që mund të irritohen peshkatarët por edhe në anën tjetër ishte procedurë kundër Statutit të vet shoqatës por që askush nuk fol rreth tij sepse u panë se gjërat kishin qenë paraprakisht të gatuara nga puçisti.
Pas zgjedhjes së Avokatit në krye të një shoqërie që dinte vetëm të zinte peshk, të pinte raki pa meze por që kur tepronte ndonjë cent nga shoqata bëhej edhe mezja gati, Avokati premtoi vazhdimin e kësaj tradite që realisht për gjeneratat e reja nuk kishte shumë hapësirë për afërsi me këtë aktivitet sportiv.
Sapo u krye votimi dhe gjatë përurimit të Avokatit për pozitën e re, ia mbërriti Hoxha I cili me kulturën dhe gjentilesën e tij plot sharmë e butësi, ia ktheu Avokatit: “z. Avokat, pot a dija që paske qenë aq me merak për këtë pozitë, do ta liroja vet në mënyrë ligjore dhe jo në këtë formë të mundimshme për ty por edhe për peshkatarët!”, por që Avokati tanimë kryetar nuk mbeti I pafjalë.
Tani Avokati me zë bilbili mendonte se si dasmorë me mikrofon në dorë do të fillonin hedhjet e lekëve dhe bakshisheve edhe në shoqatën e peshkatarëve për punën e tij vullnetare, se I gjori kishte menduar që situatën e krijuar në një klub sportiv volejbolli, ta bëjë të njëjtën edhe me peshkatarët e që I doli e kundërta pasi që nuk e kishte bërë llogarinë mirë me Haxhinë I cili kado që Avokati shkonte, me angazhimin e tij shumëvjeçar ia zinte diellin dhe I bënte hije. Të paktën ashtu I dukej Avokatit prandaj edhe bëri matematikën e duhur që të çlirohej nga ai, që ta dërgojë në nivelin Federativ si përfaqësues lokal.
Ashtu edhe ndodhi. Haxhia iku në nivelin qendror ku edhe menjëherë u emërua nënkryetar I të gjitha strukturave në vend por pa të drejtë për të qenë pjesë edhe në nivelin lokal. Nuk shkoi pak kryetari Federativ për shkaqe shëndetësore dha dorëheqje ku edhe u shpallën zgjedhjet e parakohshme në të cilat I ndër tre kandidatët, Haxhia mori besimin e kuvendit në nivel vendi për udhëheqjen e kësaj organizate vullnetare sportive dhe rekreative.
Avokatit si duket nuk I pëlqyen lëvizjet e bëra në nivelin qendror dhe nga mllefi dhe inati, duke mos besuar që tani e tutje do të jetë nën urdhrat e Haxhisë të cilin mezi e kishte hequr qafe, tani dha dorëheqje të menjëhershme nga detyra.
Ai ia fali pozitën një vartësi I cili edhe nuk kishte ndonjë afinitet në udhëheqje, prej të cilit edhe pritej të dështojë, por gjithnjë nën urdhrat e Avokatit I cili ishte I ri në zanatin e tij prej një profesioni që fitohet në fatkeqësi të të tjerëve. Por Avokati ishte I pashpirt kur ishte në çështje paraja.
Ai hodhi përsëri grepin tek një anëtar I ri I cili kishte një ndërmarrësi të suksesshme bashkë me një peshkatarë Moler të larguar nga shkolla por edhe I përjashtuar nga aktivitetet e peshkimit sportiv si person I padëshiruar.
Avokati shfrytëzoi teorinë e zbrazjes së liqenit dhe për nxjerrjen e lymit I cili kinse me shitjen e tij bënte para të majme në Holandë si pleh natyral për kopshte dhe lule.
Avokati tanimë procedurën e angazhimit të tij e vazhdoi në cilësinë e asistencës ligjore “falas” për shoqatën, por që në fakt po atë vit I humbën shanset për garat sportive si dhe patën rënie në numrin e lejeve të peshkimit.
Avokati filloi edhe kundër Haxhisë nga prizmi I “ekspertit ligjor” (I gjori I cili bënte vetëm bartje të pronave serbe tek shqiptarët) përmes shoqatës ku me mbledhjen e nënshkrimeve dhe diskutimeve e debateve të nxehta, duke tentuar të bënte njerëz për vete, bënte njerëz kundër Haxhisë.
Plani I shkoi huq. Kryetari I molisur pasrendësi I Avokatit dha dorëheqje dhe përmes atyre fjalimeve të zjarrta të Avokatit, u shty agjenda e të bërit kryetar të Molerit të padëgjueshëm I me të cilin shkeli procedurat e zgjedhjes paraprakisht të paralajmëruar nga Haxhia në të njëjtën mbledhje.
Përkundër paralajmërimeve të Haxhisë tanimë Kryetar në nivel vendi, votimin e vazhduan ashtu siç e kishte planifikuar Avokati me zë bilbili, por që për të qenë pjesë e aktiviteteve valide dhe ligjore, duhej të merrte bekimin e të gjitha shoqatave të cilat përkrahnin drejtësinë e Haxhisë I cili I kishte futur në binarët ndërkombëtar të gjithë, ku edhe dështuan ta kenë.
Avokati dështoi në hapa. U tregua naiv nga lakmia e madhe për pushtet dhe para. Rrethi filloi ta shikonte me sy të lakmitarit. Tani Avokatit nuk I mbetet tjetër pos ta shkarkojë atë që e futi në lojë për kryetar ose për shkak të tekeve të tij të lejojë që të gjithë peshkatarët të futen nën ombrellën e një qyteze me rrugë një kahëshe.
Avokati me zë bilbili dështoi. Dështoi plani I tij futuristik për ndarjen e liqenit në dy pjesë siç bëri Ademi A.S. me shkopin magjik.
Nga lakmia e madhe për pushtet dhe para por edhe për të qenë në qendër të vëmendjes, duke dashur të përfitojë nga emocionet e njerëzve përmes këngës së dasmave në njërën anë dhe vuajtën e palëve përmes “mbrojtjes si avokat i tyre” nëpër gjykime, personazhi në fjalë do ngelet gjithmonë As Mish e as peshk ashtu edhe siç ishte. /2L ONLINE/
