DYLON

As Haziri e as Rashiti nuk i përgjigjen ftesës së kryetarit Hyseni për takim

As Haziri e as Rashiti nuk i përgjigjen ftesës së kryetarit Hyseni për takim
Avatar photo Redaksia

Ndonëse kishte kaluar ora 10:00, e paraparë për takim, ulëset e zbrazët pran të cilave ishin vendosur emrat e të ftuarve në takim, paralajmëronin dështimin e këtij takimi.

Ditë më parë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni u kishte bërë ftesë publike, kryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit si dhe kryetarit të PDK-së, Riad Rashitit, që të takoheshin sot në ora 10:00, në selinë e kryetarit të komunës për të biseduar dhe gjetur bashkërisht zgjidhje për ngërçin që ka të bëjë me aprovimin e buxhetit të komunës së Gjilanit për vitin 2025, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Por, sot as kreu i LDK-së as kreu i PDK-së, nuk iu përgjigjën kësaj ftese. Në fakt, Riad Rashiti i PDK-së, ishte deklaruar mbrëmë rreth kësaj çështje (shih shkrimin: Ja cila është përgjigjja e PDK-së në ftesën për takim nga kryetari i Gjilanit), derisa kreu i LDK-së, Lutfi Haziri, ka ftuar për sot, ora 14:00, konferencë me gazetarë.

Përndryshe, kreu i komunës, Alban Hyseni ka mbajtur konferencë, pas dështimit të takimit dhe u ka bërë thirrje përsëri akterëve të opozitës, që të reflektojnë e të përgjigjeni në kërkesën qytetare për votimin e buxhetit. Ai ka paralajmëruar edhe takime tjera dhe seanca tjera urgjente.

Ndërkohë, pritet të mësohet qëndrimi i Hazirit të LDK-së, por edhe zhvillimet e mëtutjeshme për këtë çështje.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.