DYLON

AS Bashkimi kampion i turneut “Bu Cup 2021”

AS Bashkimi kampion i turneut “Bu Cup 2021”
Avatar photo Redaksia

Bujanoc – Në një atmosferë impozante dhe me spektakël të dhuruar në teren, djemtë e ekipit AS BASHKIMI janë shpallur kampion të turneut “Bu Cup 2021”.

AS BASHKIMI mposhti ekipin ART CAFFE me rezultat bindës 5:1, kurse heroi i kësaj ndeshje ishte golashënuesi i trefishtë Faton Xhemaili. Dy golat tjerë u shënuan nga Vasfi Jusufi dhe Lulzim Beqiri.

EkoHigjiena

Në fund të finalës u ndanë kupat për vendin e parë dhe të dytë, kurse nga një kup morën edhe lojtari më i mirë i turneut Blend Jakupi nga Mal Tërnoci që mbrojti ngjyrat e ekipit PROFIL ING, kurse portieri më i mirë u shpallë Florim Salihu nga Tërnoci, përkatësisht portieri i kampionit AS BASHKIMI, njofton Komuna e Bunanocit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.