DYLON

As Arago Jamal nuk është më i Gjilanit

As Arago Jamal nuk është më i Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani njofton se ka përfunduar me marrëveshje të dyanshme kontratën me futbollistin Arago Jamal.

Pas një edicioni të kaluar së bashku, palët kanë vendosur që të ndajnë rrugët në mënyrë miqësore dhe profesionale.

EkoHigjiena

Drejtuesit e klubit thonë se Arago Jamal ka dhënë një kontribut të vlefshëm gjatë kohës së tij në klub, dhe për këtë i shprehin mirënjohje të sinqertë.

“Të gjithë te Gjilani i dëshirojnë Aragos suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive dhe falënderon për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë periudhës së bashkëpunimit’, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit gjilanas.  /2LONLINE/