Arvanitët, çlirimtarët humbës! (pjesa e fundit)

Arvanitët, çlirimtarët humbës! (pjesa e fundit)

Pas një marrëveshje që arriti Kollokotroni (arvanitas) me ndihmën e 3 mijë shqiprarëve që ishin të rreshtuar në ushtrinë turke, që ishin të rrethuar, ushtarët shqiptarë u këthyen në anën e Kollokotronit dhe çliruan Tripolicën që ishte qendrë administrative turke.

J.  Kersopulli theksonte se: “Kollokotroni i siguroi ushtarët shqiptarë (që ishin në radhët e ushtrisë turke) largimin për në Shqipëri me të gjitha armët dhe paisjet e tyre luftarake”. Për këtë akt marrëveshje me shqiptarët paria greke e dënoi atë, dhe u përpoq të ngriste popullin në këmbë për të vrarë Kollokotronin.

Sami ARIFI

Pas çlirimit të Tripolicës Kollokotroni u ndesh përsëri me ushtritë osmane dhe pastaj rrethoi kështjellën e Patrës, ku ndodheshin lalajt, me të cilët ai ishte në marrëveshje të vazhdueshme. Por ai u pengua nga kundërshtarët e tij, të cilët i shqetsonte fama që kishte fituar Kollokotroni në ngjarjet e fundit. K. Frashëri thotë se: “Popullsia e Moresë i ndjente arvanitët mysliman si miq e shokë armësh”.

Në kohën kur Ibrahim Pasha po i rrezikonte në front, dhe i kishte shti edhe parisë greke lepurin në bark nga frika, nga se nga Kreta u ofronte ai (Ibrahim Pasha) për ta pushtuar edhe Peloponezin. Në këtë kohë Kollokotroni vazhdonte të ishte i burgosur në ujdhesën e Hidrës. Ai mori vesh se çpo ndodhte, kërkoj që të dërgohej kundër Ibrahim Pashës. Pra, edhe banorët e Peloponezit nuk dëgjonin të armatoseshin pa u liruar nga burgu Kollokotroni.

Pra, katër muaj pas burgosjes së Kollokotronit, paria greke u detyrua ta lironte atë dhe ta linte të lirë. Në pritje madhështore që i’u bë atij pas kthimit, Kollokotroni në mes tjerash tha: “Në përgjigjëje të fjalës së një ligjvënësi, duke u kthyer nga Hidra rrugës i hodha në det të gjitha mëritë. Veproni edhe ju kështu si unë. Hidhni posht të gjitha urrejtjet dhe të gjitha grindjet e përçarjet. Ky do të jet thesari që do të fitoni”.

Në shtator të vitit 1821, gjatë rrethimit tëTripolicës, shqiptarët e garnizonit të këtushëm, që kishin si prijës Zaqe Grivën, Jaho Demin, Lalush Tepërpanin, Elmaz Meqen, Veliko Jaçen dhe Sali Qamin u lidhën fshehurazi me Kollokotronin, siç u tha, dhe ranë në marrëveshje që ata 3.000 veta të armatosur të braktisin kështjellën. Pasi liruan grekët e burgosur të 3.000 shqiptarët e braktisën ushtrinë osmane dhe u larguan me nderime nga kryengritësit të shoqëruar nga Pllaputa deri në Istmin e Korintit.

Rrugës ushtarët shqiptar u sulmuan nga disa grupe njerëzish grekë që se shihnin në sy të mirë bashkëpunumin e Kollokotronit me shqiptarët, desh e vranë edhe Teodor Kollokotronin, por ai në mbrojtje të tyre theksonte se raca ime pa u vrarë unë s’vritet, kshtu, pra, ai i shpëtoi nga këto grupime njerëzish. Ata (shqiptarët) se harruan ndihmën që u  kishte dhënë Kollokotroni me Pllaputën, pra, kur arritën në vendin e tyre derguan letra përshëndetëse. Ai (Kollokotroni) u qortua për bashkëpunimin me shqiptarët, nga koçobashët grek të cilët ishin kundër marrëveshjeve me shqiptarët.

Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe në verë të vitit 1822, kur me marrëveshje të arvanitëve, ushtarët shqiptarë u larguan, prandaj ushtarët turqë u detyryan të dorëzonin kështjellën e Akrokorintit. Kjo u bë përmes Kollokotronit.

Edhe kështjella e Naupatit do të ishte dorëzuar, poqese turqit nuk do të kishin diktuar se po zhvilloheshin bisedimet midis të rrethuarëve shqiptarë dhe rrethuesëve që me shumicë ishin arvanit. Pra, Duke përfunduar marrëveshje të veçanta me shqiptarët, pra, ai (Kollokotroni) pakësonte sistematikisht ushtrinë osmane dhe përmes shqiptarëve zbulonte veprimet ushtarake të tyre (osmanëve).

Rrezistenca e madhe e Ali Pashës, u kishte dhënë mundësinë kryengritësve greko-arvanit më 1821 të merrnin hov. Më 1823, Zylyftar Poda, i cili sipas dëshmitarëve të njohur, “ishte akuzuar se nuk kishte zbrazur as një dyfek kundër kryengritësve greko-arvanit dhe se i lironte pengjet dhe nxiste fshehurazi turbullira, u larguar nga detyra që mbante dhe u kthyer në vendlindjen e vet, ku vazhdoi luftën, pra, ai (Zylyftar Poda) për një kohë të gjatë kundër turqëve dhe bashkëpuntorëve të tyre i njohur si kapedan kaçaku.

E keqja u rrit për arvanitet edhe më shumë kur në Greqi arriti mbreti Otto (gjerman) bashkë me zyrtarët e lartë bavarez. Ata erdhën për të drejtuar fatet e popullit grekë. Në Greqi erdhën edhe forca ushtarake bavareze. Ata menjëherë filluan çarmatimin e popullsis. Krahas çarmatimit filluan ndjekjet, burgosjet, gjyqet, denimet me vdekje të njerëzve që kishin dhënë gjithçka për lirinë e popullit.

Posaçrisht këto proçese më shumë u bënë për arvanitët, Kollokotorin e Pllaputın e dënuan me vdekje, por që autoritetet nuk guxuan ta vinin në zbatim vendimin. Nikitaraj doli i verbët nga burgu, ku e kishin futur padrejtësisht. Ai vdiq i uritur. Kështu e pësuan edhe shumë të tjerë që me shumicë ishin arvanitë. Kjo bëhej për të krijuar shtet vetëm me etni greke.

Kjo ishte një politikë antipopullore edhe për popullin grek, (por jo edhe për udhëheqësin greke) që kishin bashkëjetuar dhe ishin çliruar nga robria me pjesëmarrëje të barabartë në vështirësitë e luftës. Autori italian F, Tajani thotë se: Not Boçari i shkruante qeverisë greke vite më vonë nga ngjarja e Mesolongjit: “Ne jemi gjithmonë ata që i dolëm zot lirisë si në Mesologji, si në malet e Sulit,…,Kështu mund të thuhet për të gjithë shqiptarët”. Studiuesi arbresh K. Kupitori ka shkruar:

“Kryengritja ishte aq shqiptare sa ishte edhe greke”. Edhe Rilindasi ynë Abdyl Frashëri shkruante për revolucionin në Greqi të viteve 1821-1829, ku në mes të tjerash thoshte se: “Vallë a nuk qenë Poçari, Xhavellët, Karaiskaqët, Kollokotronët ata që i shkruan me gjakun e tyre faqet më të lavdishme historisë greke”.

Rilindasi Pasko Vasha shkruante në vitin 1879: ,…,ishin kleftët dhe kapedanët shqiptarë,…,në shërbim të Ali Pashë Tepelenës të cilët i dhanë Greqisë së re burra më trima të luftës për pavarësi si ishin: Boçari, Karaiskaqët, Xhavellët, Mjaulët, Vullgarët dhe aq e aq luftëtar të tjerë, qenë të gjithë shqiptar, që e bënë çështjen e përbashkëtç çështjen e Greqisë. Arvanitët, çlirimtarët humbës…!

lexo: Arvanitët, çlirimtarët humbës! (pjesa e dytë)

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE