Sot, organizata CCNO në partneritet me RARE, mbajti aktivitetin e radhës “ARTPOP” në kuadër të iniciatives “Happy for Spring”, aktivitet ky që në vete ngërtheu ekspozimin e punimeve të artit që u prezantuan përmes një ekspozitë, ora letrare dhe këngë të kënduar, të gjitha këto nga të rinjtë gjilanas pa dallim etnie.
“ARTPOP”, përmes ekspozitës “Antidiskriminimit Multietnik”, prezantoi punimeve të ndryshme, gjithashtu të rinjtë e të reja morën pjesë në orën letrare “Përtej gjuhëve”, pastaj u kënduan këngë në gjuhën rome e angleze, u recituan poezi nga autorë të mirënjohur e të rinj dhe u debatua mbi artin e kulturën.
Mendimin kritik e pasuroi diskutimi interaktiv ndërmjet të rinjve me prozatorin gjilanas, Muhamet Halili.
Vullneti dhe dëshira e palodhshme e të rinjve edhe sot tregoi se arti është shtylla ku nuk njeh moshë, gjini e as etni. Secili çast ishte çast për tu mbajtur në mend.
Qëllimi i përgjithshëm i programit është Ndërtimi i Paqes ndëretnike, promovimi i socializimit dhe haromonizimit mes të rinjve dhe grupeve të ekspozuara ndaj diskriminimit në Kosovë, përmes aktiviteteve sociale, edukative e kulturore.
’Happy for Spring’’ është iniciativë e cila implementohet nga CCNO-Center for Cooperation and Networking of Organizations në partneritet me RARE- Rini e Artë, Rini e Emancipuar në kuadër të projektit Linking Through Lenses i implmentuar nga New Social Initiative – Nova društvena inicijativa dhe mbeshtetur nga Swiss Federal Department of Foreign Affairs dhe Rockefeller Brothers Fund & Pocantico Center. /2LONLINE/