/2L ONLINE/ – Sot në Teatrin e Qyteti të gjilanit vije repriza e shfaqjes Forum Teatrit “Çështje Zakoni”. Repriza e radhës e kësaj shfaqje do të përcillet me diskutim pas Performancës në Teatrin e Qytetit në Gjilan me datë 07 Tetor,, 2016 prej orës 15:00 – 16:00.
Për shfaqjen:
Familja Murtezi shpërngulet në banesën e re në Prishtinë, befasi kjo e përgaditur nga babai, Vetoni. Por, kur vëllai I Vetonit vjen për vizitë, në pah del edhe çështja e ndarjes së trashëgimisë familjare dhe ndarjes së pronës së pronës së trashëguar gjë që “shkund” raportet familjare.
“Çështje zakoni” sfidon mentalitetet dhe rolet gjinore që shpesh herë dalin të jenë më të forta se vet ligji!
Në këtë shfaqje interaktive Publiku nuk është vetëm shikues pasiv, por bëhet pjesë aktive e kësaj drame përmes Forumit dhe diskutimeve të cilat mundësojnë komunikimin me personazhet e shfaqjes.
Regjia dhe koncepti: Zana Hoxha Krasniqi
Dramaturge: Dhurata Hoti
Aktorë/Aktore: Kushtrim Qerimi, Donikë Ahmeti, Ermal Sadiku, Qendresa Kajtazi, Edon Shileku
Moderator: Flakron Rexhepaj
Organizatore: Agnesa Xheladini
Ndriqimi dhe zërimi: Skender Latifi
Hyrja është falas për të gjithë!
Realizmi dhe prezentimi i shfaqjes “Çështje zakoni” në 15 Komuna të Kosovës nga ARTPOLIS është në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit mbi të drejtat pronësore të grave përmes artit” dhe përkrahet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.