DYLON

Artisti Musa Sadiku shkruan në gurë historinë tonë nga lashtësia e deri në ditët e sotme

Artisti Musa Sadiku shkruan në gurë historinë tonë nga lashtësia e deri në ditët e sotme
Avatar photo Redaksia

Prof. Musa Sadiku u lind më 1958 në fshatin Skifteraj, komuna e Vitisë. Fillimisht punoi mësimdhënës i lëndës së artit në shkollën fillore në fshatin e tij të lindjes, pastaj vazhdoi punën profesor në Gjimazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, ku punon edhe tani.

Shkruan: Sami ARIFI

EkoHigjiena

Artisti i mirënjohur prof. Musa Sadiku nuk përfundon punën vetëm si mësimdhënës, ai për opinionin shqiptar e më gjerë njihet me punën e tij  të ekspozuar piktor e skulptor, i cili përmes shumë punimeve artistike në arenën kombëtare e ndërkombëtare me pikturat e tij të punuara ndikoi mjaft shumë, përmes veprave artistike të tij të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar përmes ekspozitave që i bëri në vendet perëndimore, posaçërisht në Zvicër ai  bëri ekspozitë personale në vitin 2003 dhe 2006, pastaj me Akademinë e Arteve Evropiane ekspozojë punime në mënyrë kolektive në qytete të Belgjikës, të Francës, të Zvicrës dhe të Luksemburgut.

Prof. Musa sadiku punimet e tij i ekspozoi edhe në Durrës e Tiranë, po edhe në shumë qytete të RK-së.

-Mjeshtri i madh, artisti, prof. Musa Sadiku, përmes skulpturave të tij të gdhendura në gurë të madhësisë mbi tri metra, ai po shkruan historinë tonë të lavdishme nga pellazgët, madje për kohën e historisë së parahistorisë duke prezantuar përmes veprave të tij rrënjët e lashtësisë së etnisë sonë, kohën e historisë së vjetër para erës sonë, thjeshtë, ai argumenton përmes veprave të tij të gdhendura në gurë, përmes skulpturave të tij, historinë e vjetër deri te historia e tanishme, pra, historinë në kontinuitet nëpër kohë nga pellazgo-iliro-arbrorët e deri te shqiptarët.

-Prof. Musa Sadiku, mjeshtër i madh, artist, piktor, skulptor me punë të palodhur shkruajti historinë nga rrënjët e lashtësisë sonë pellazgo-iliro-arbëroro-shqiptare në gurë.

-Këtë prof. Musa Sadiku e bëri dhe vazhdon t’i bëj veprat e tij me forca vetanake duke punuar nga dy tre madje edhe katër vite në gdhendjen e gurit për t’i lënë vepra të pashlyera popullit tonë.

-Deri më tani nuk është parë një ndihmë materialë sado e vogël nga ana e institucioneve as të nivelit lokal as të atij qendror për veprat e prof. Musa Sadikut.

-Unë po prezantoi vetëm një vepër të gdhendur në guri një skulpturë nga mjeshtëri i madh, prof. Musa Sadiku i cili punoi në këtë skulpturë mbi tre vite.

-Urojmë që veprat madhore të prof. Musa Sadikut të ndihmohen nga institucionet e shtetit të RK-së, meqë është kontribut i vërtetësisë së lashtësisë sonë në këto troje ku gjendemi sot e më gjerë…

-Mjeshtrit të madh, artistit prof. Musa Sadikut i urojmë shëndet, punë të palodhur në shërim të vërtetësisë së historisë sonë me veprat madhore artistike për popullin tonë.  /2LONLINE.com/

Musa Sadiku

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.