DYLON

Artisti Brilant Milazimi do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Artit në Venecia 2026

Artisti Brilant Milazimi do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Artit në Venecia 2026
Avatar photo Redaksia

Kosova do të përfaqësohet në edicionin e ardhshëm të Bienales së Artit në Venecia 2026 nga artisti i ri nga Gjilani, Brilant Milazimi, me projektin e tij të titulluar “Dhëmbë të fortë”.

“Ky projekt artistik paraqet një qasje të thellë dhe reflektuese ndaj realiteteve politike dhe sociale, duke përdorur gjuhën e pikturës për të trajtuar temat e tensionit, qëndrueshmërisë dhe rezistencës. Me një stil të veçantë vizual dhe një ndjeshmëri të thellë ndaj kontekstit bashkëkohor, Milazimi e vendos artin si mjet të fuqishëm të komunikimit dhe ndërgjegjësimit”, thotë Din Azizi, përgjegjës i Galerisë së Arteve në Gjilan, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Pavijoni i Kosovës do të jetë nën kurimin e José Esparza Chong Cuy, një figurë e njohur në fushën e artit bashkëkohor ndërkombëtar, duke garantuar një prezantim profesional dhe dinjitoz të vendit tonë në një nga ngjarjet më prestigjioze të artit global.

“Galeria e Arteve – Gjilan, si institucion kulturor, e përgëzon Brilantin për këtë arritje dhe i uron suksese në përfaqësimin e Kosovës me dinjitet dhe krenari në Bienalen e Venecias. Ky përfaqësim është një dëshmi e fuqisë krijuese që po lind në qytetet tona dhe një hap i rëndësishëm për afirmimin e artistëve të rinj nga Kosova në skenën ndërkombëtare të artit bashkëkohor”, thotë përgjegjësi i Galerisë së Arteve në Gjilan, Din Azizi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.