DYLON

Artistët nga të gjitha trojet shqiptare kënduan para gjilanasëve për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Artistët nga të gjitha trojet shqiptare kënduan para gjilanasëve për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Për nder të përvjetorit të 18-të të Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Gjilanit, ka vazhduar me aktivitete të ndryshme festive.

Aktivitetet e ditës së 17 shkurtit vazhduan me koncerti madhështor në Teatrin e Qytetit.

EkoHigjiena

Ky aktivitet solemn I’u dedikua vlerave të lirisë, shtetësisë dhe identitetit tonë kulturor, duke shënuar një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se festën e Pavarësisë e përmbyllëm me Koncertin Solemn për Pavarësi.

“Nuk kishte si të mbyllej më bukur kjo ditë feste se sa me një mbrëmje kulturore, me pjesëmarrjen e artistëve nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët me artin dhe performancat e tyre i dhanë hijeshi dhe emocion kësaj nate të veçantë”, tha kryetari Alban Hyseni.

Në koncert kënduan e lauijtë Jeta Musolli e Isa Gjojcaj nga Baleti i Kosovës, Prof.dr. Arifikmet Xhemaili, dirigjent, Kori “Akpella” studentët e Universitetit të Tetovës. Rudina Ciko, piano, prof ord- Universiteti i Tiranës. Drejtori artisitk, Shkodran Tolaj, artiist i cili performoi këngët e tij autorale: Kosovë gëzuar Pavarësia, Kosova- Kosov. Armando Likaj- bariton nga Opera e Tirsmës Besiana Mehmedi mezzosoprane, prof. ord. në Universitetin e Tetovës. Llesh Nikolla , mjeshtër i madh- aktor e regjisor. Maestro Zhani Ciko. respertor klasik nga Pira, Zadeja, Gaci, Feim Brahimi, Musa Piperku në pejsën e parë dhe më pas kori solli ekskluzivisht Bien lodrat.

Derisa aktivitetet pas katër ditësh mbyllen sot me 18 shkurt me shfaqjen Stand up comedy në Teatrin e Qytetit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.