DYLON

Arti si terapi

Avatar photo Redaksia

Nëse se fundmi ndiheni i stresuar, një terapi arti mund të jetë mënyra e përsosur për ju, për të ulur nivelin e stresit. Më poshtë, ju prezantohen përfitimet nga terapia e artit dhe sesi kjo terapi mund të ndihmoje në uljen e stresit.

Terapia e artit mund t’ju ndihmojë të shprehni gjerat që prej kohesh nuk i keni thënë dot nëpërmjet fjalëve, apo të shprehni ndjenjat që mund t’i keni të vështira për t’i artikuluar në fjale. Mënyra ekspresive e përdorimit të artit, ju jep një mënyrë komunikimi përtej asaj verbale, apo ju ndihmon të kuptoni atë që është shprehur apo thënë.

EkoHigjiena

Në jetën e përditshme, terapia e artit nuk ka të bëjë fare me krijimin e ndonjë kryevepre, por thjesht ju ndihmon të pushoni trurin nga mendimet stresuese dhe të ngjeshura. Gjeja e duhur për t’u bërë është të merrni një laps, dhe të vizatoni diçka, pasi kjo ju sjell automatikisht në realitet.

Nuk ka rëndësi nëse vizatoni gjera pa kuptim, apo nëse i vizatoni në cepin e librit apo revistës që keni përpara. Gjatë trajnimit në këtë mënyrë, vetëm çlironi imagjinatën tuaj, pa u fokusuar shumë në dukjen e se tërës, por në detajet e vizatimit tuaj.

Nëse e përdorni këtë teknike vazhdimisht, është pothuajse e sigurt se edhe mënyra e shprehjes suaj në letër, do të jetë edhe më e mirë në vazhdim. Mos hiqni dorë nga diçka pa u trajnuar se paku 2 javë më të. Rezultatet do të jenë të habitshme për ju.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.