Arti – Matematikani me logjikë të veçantë
/2L ONLINE/ – Në Gjilan u mbajtën garat në lëndën e Matematikës për nxënësit e klasave VI, VII dhe VIII të shkollave të Komunës së Gjilanit. Suksesi i treguar nga garuesit është mjaft i lakmueshëm, në të gjitha klasat.
Në kuadër të kësaj Olimpiade të Matematikanëve të Komunës së Gjilanit, kur jemi te klasat e shtata, në një konkurrencë të fortë, Art Shaban Hajdari zuri vendin e parë në nivel komune. Arti që vije nga Shkolla Fillore “Abaz Ajeti” dallohet si një nxënës i shkëlqyeshëm në të gjitha lëndët, por një aftësi të rrallë ka në fushën e gjerë të matematikës. Arti edhe në vitin e kaluar zuri vendin e pare ne nivel komune, ndërsa edhe në ketë vit mbrojti me sukses të lartë titullin e kampionit për t’u stolisur me medaljen e artë.
Si një djalë pas tri vajzave ai nuk u llastua fare nga prindërit siç është traditë ndër ne, por u edukua dhe u sugjerua që t’i përkushtohet mësimit. Arti këtë mbështetje dhe përkrahje e gjeti edhe ndër mësimdhënësit e shkollës dhe drejtoria e saj për çka iu është shumë mirënjohës. Ai premton dhe beson shumë në garat e radhës që do ta bëjë të ndihen krenarë shokët, shoqet, mësimdhënësit dhe familjen me sukseset e radhës.
Përndryshe, arritja e këtij suksesi prej Artit , i bënë nderë vetes, familjes por edhe shkollës, nxënës i të cilit është. Duke zënë vendin e parë në këtë garë, për klasat e shtata, shkollën e M U “Abaz Ajeti”, e pasuron edhe me një sukses në vazhdimësi të sukseseve që po arrin kjo shkollë në të gjitha garat që po marrin pjesë nxënësit e sajë, jo vetëm në ato komunale , por edhe në ato kombëtare dhe mbarëkombëtare.
“Arti ka aftësi te veçanta për matematikën, përkundër qe edhe punon shumë në këtë drejtim. Bile nëse vazhdon kështu besojmë shumë që do të bëhet një Qëndrim Gashi i dytë më Kosovë”, kështu patën deklaruar familjarët e tij , vitin e kaluar , e që suksesi më i ri po e dëshmon një shpresë të tillë. /2L ONLINE/





