Artan Cani vazhdon me aktivitete në terren
Artan Cani është njëri nga kandidatet për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e LDK-së, në zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai thotë se në takimet e shumta nëpër familje të ndryshme gjilanase, ai, bashkë edhe me kandidatin për kryetar të LDK-së, si dhe programi qeverisës i këtij subjekti, po gjejnë mbështetje të jashtëzakonshme.
Ai tha se qytetarët po i besojnë LDK-së dhe po kërkojnë ndryshmin e shumëpritur për një Gjilan ndryshe. Cani tha se kjo u pa edhe mbrëmë përgjatë një takimi në Llashticë.
“Mbrëmë, së bashku me Kryetarin në ardhje, Arbër Ismajli ishim në vizitë te familja e Musli Ramushit në Llashticë. Faleminderit familjes Ramushi për mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëbisedimin e frytshëm. Ndryshim i shumëpritur po vjen me LDK-në. Bashkë për fitore”, ka thënë Artan Cani.
#ArtanCani 16
#BashkëPërFitore
#GjilaniPërtej
#LDK113