DYLON

Artan Cani: Shëndetësia është dhe do të mbetet prioriteti ynë

Artan Cani: Shëndetësia është dhe do të mbetet prioriteti ynë
Avatar photo Redaksia

Artan Cani: Shëndetësia është dhe do të mbetet prioriteti ynë

“Shëndetësia është dhe do të mbetet prioriteti ynë”, thotë Artan Cani, kandidat për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e LDK-së, në zgjedhjet e 12 tetorit.

Cani thotë se shëndetësia është fusha e tij ku ai punon dhe vepron prej shumë vitesh.

”Jam njohës i mirë i menaxhimit shëndetësor dhe shëndetësia mbetet prioriteti im. Së bashku me kryetarin në ardhje, Arbër Ismajli, do të kujdesemi për një shëndetësi cilësore dhe të afërt për të gjithë qytetarët”, thotë Artan Cani i LDK-së.

Fjalë të mëdha për të, ka edhe Arbër Ismajli, kandidat i këtij subjekti politik për kryetar komune.

Ismajli thotë se farmacisti i suksesshëm nga Gjilani, Artan Cani, është njeri i jashtëzakonshëm, familjar i mirë, e mbi të gjitha, ndërmarrës i suksesshëm.

“Artani, në çdo situatë ka treguar përgjegjësi, humanitet dhe gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve. Bashkë me Artanin, do të jemi në dispozicion për ju në çdo ditë të bardha për demokracinë e qytetit tonë”, ka thënë Arbër Ismajli. 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.