DYLON

Arta Haziri Nuhiu: Workshop i paharrueshëm me Zina Zdrava!

Arta Haziri Nuhiu: Workshop i paharrueshëm me Zina Zdrava!
Avatar photo Redaksia

“Patëm kënaqësinë të ndjekim një workshop unik të udhëhequr nga mentorja jonë e veçantë, Zina Zdrava, një profesioniste dhe mjeshtre e zërit”, ka thënë Arta Haziri Nuhiu, drejtoreshë e QKA “Mollëkuqet” & “Rising Stars”.

Në këtë sesion, pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë dhe praktikojnë: Punën me diafragmën – si bazë e frymëmarrjes dhe fuqisë vokale, Teknikën vokale – për artikulim të qartë dhe zë të qëndrueshëm, Paraqitjen skenike – për të komunikuar me publikun me siguri dhe karizëm.

EkoHigjiena

Përndryshe, Arta Haziri Nuhiu, e cila tashmë është edhe një anëtare e dëshmuar e shumë jurive nëpër shumë Festivale prestigjioze, ka thënë se ky workshop ishte një eksperiencë frymëzuese dhe praktike që na kujtoi sa i rëndësishëm është zëri si mjet shprehës dhe profesional.

“Falënderim i veçantë për Znj. Zina Zdrava për ndarjen e diturisë dhe pasionit të saj, si edhe për gjithë pjesëmarrësit që e bënë këtë workshop kaq të veçantë”, ka thënë ajo.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.