DYLON

Arta Haziri Nuhiu pjesë e Festivalit Internacional WAF Awards & WAF Contest

Arta Haziri Nuhiu pjesë e Festivalit Internacional WAF Awards & WAF Contest
Avatar photo Redaksia

Nga: Arta Haziri Nuhiu

Si përfaqësuese e shtetit të Kosovës, ndihem jashtëzakonisht e nderuar që kam mundësinë të jem pjesë e Festivalit Internacional WAF Awards & WAF Contest.

EkoHigjiena

Ky eveniment prestigjioz jo vetëm që vë në pah krijimtarinë dhe talentin e individëve nga e gjithë bota, por është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të promovuar arritjet e shquara të profesionistëve dhe artistëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Jam shumë krenare për rezultatet e jashtëzakonshme që talentët tanë kanë arritur në këtë kompeticion ndërkombëtar dhe besoj se ky është vetëm fillimi i vitit 2025 i një rrugëtimi të mrekullueshëm në fushën e artit dhe krijimtarisë muzikore.

Përgjegjësia për të përfaqësuar Kosovën  në këtë ngjarje të rëndësishme është një privilegj, dhe jam e bindur se do të vazhdojmë të shndërrojmë pasionin dhe punën e palodhur në suksese ndërkombëtare.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.