DYLON

“Art nga Burgu”

“Art nga Burgu”
Avatar photo Redaksia

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Organizatës Joqeveritare “Monumenta”, Doruntina Ukimeri, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Ky memorandum ka për qëllim përfshirjen e të burgosurve në aktivitete artistike, me fokus të veçantë te gratë e dënuara. Përmes projektit “Art nga Burgu”, do të krijohen dhjetë vepra artistike nga të dënuarat, duke iu ofruar atyre një mundësi për t’u angazhuar në krijimtari dhe vetëpërmirësim.

EkoHigjiena

Një aspekt i rëndësishëm i këtij projekti është mundësia që të dënuarat të shesin veprat e tyre artistike gjatë kohës së vuajtjes së dënimit. Kjo jo vetëm që do t’iu mundësojë një mbështetje financiare, por edhe do t’i ndihmojë në lehtësimin e integrimit në shoqëri pas lirimit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe OJQ “Monumenta” synojnë që përmes këtij bashkëpunimi të promovojnë rehabilitimin dhe integrimin e të dënuarve në shoqëri përmes artit dhe kreativitetit, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.