DYLON

Arsyeja që na shkakton djegien e syve

Avatar photo Redaksia

Qëndrimi për shumë orë para kompjuterit i thanë sytë si dhe reduktohet masa mbrojtëse e tyre, deri në fazën e acarimit dhe mjegullimit të shikimit. Përpara ekranit të kompjuterit sytë përplasen më pak dhe kështu ata bëhen më të thatë, dhe dëmtohen. Është ky rezultati i një studimi të zhvilluar në Universitetin Keio në Tokio, i publikuar në revistën shkencore “Jama Ophthalmology”. Studiuesit vëzhguan se sytë e atyre personave që punonin shumë orë në kompjuter kishin më pak lotë dhe proteina, duke bërë që ata të jenë më të dëmtuar.

Gjatë studimit u mbajt në vëzhgim një kampion prej thuajse 100 personash të cilët punonin në zyrë, dhe kur u mat niveli i lagështisë në sy u pyetën edhe se sa orë qëndronin para kompjuterit. U vu re se 7% e meshkujve dhe 14% e femrave kishin tharje të syve, dhe ankoheshin për sy të acaruar, djegie dhe mjegullim shikimi.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.