DYLON

Arsimi shqip i mbijetoi të gjitha stuhitë e kohës

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Në organizim të Drejtorisë Komunale të Arsimit, edhe në Gjilan është shënuar 7 Marsi – Dita e Mësuesit, me një program kulturor, ku fjalë rasti kanë mbajtur drejtori Nazmi Musa dhe nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu.   

Duke i bërë një vështrim rrugëtimit të shkollës shqipe, në 127 vjetët e deritashëm, Nazmi Musa, drejtor për Arsim, ka thënë se historia e arsimit tonë, është një histori luftërash dhe përpjekjesh të popullit shqiptar për të qenë i lirë dhe i pavarur.  

EkoHigjiena

Hapja e mësojtores së parë në Korçë ishte një rreze drite në errësirën shekullore dhe realizim i një ëndrre të vjetër të shqiptarëve për të pasur shkollë në gjuhën e tyre amtare.

Shqiptarët, kurrë nuk janë pajtuar me regjimet e huaja, pavarësisht se sa të egër kanë qenë ata. Në kushte shumë të vështira, nga gjiri i popullit shqiptar dolën atdhetarë të mëdhenj e të flaktë, të cilët punuan me shumë përkushtim për hapjen e shkollave në gjuhën amtare dhe përhapjen e arsimit shqip.

Edhe në Kosovë, arsimi shqip u përballë me stuhi të shumta. Shqiptarët në Kosovë, patën periudha të vrullshme dhe të përgjakshme, por nuk u gjunjëzuan në rrugëtimin e tyre për liri, që u kurorëzua më 1999, me luftën tonë çlirimtare dhe ndihmesën e aleatëve, ka thënë Nazmi Musa, drejtor i Arsimit.

Ndërkaq, Rexhep Kadriu, nënkryetar i Komunës, tha se mirënjohja për mësuesit tanë, të cilët kaluan nëpër një rrugë të vështirë dhe u përballën me sfida të mëdha, është e përhershme.

Jemi të vetëdijshëm se ju nuk po merrni atë që meritoni, tha Kadriu dhe premtoi se qeverisja e re lokale në Gjilan do të punojë në përmirësimin e kushteve në arsim.  /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.