DYLON

Arsimi plotësues dhe energjetika prioritet i dy qeverive

Arsimi plotësues dhe energjetika prioritet i dy qeverive
Avatar photo Redaksia

Zv. Kryeministri Dardan Gashi ka pritë në kabinet, ambasadorin e Shqipërisë, Qemajl Minxhozi.

Ambasadori shqiptar përgëzoi ministrin Gashi për detyrat e reja në qeveri.

“Njeriu i duhur në vend të duhur. U gëzova për detyrat e reja që morët sepse jeni një politikan që bëni punë konkrete” – ka thënë me këtë rast, ambasadori Minxhozi.

EkoHigjiena

Në këtë takimi u diskutuan një sërë çështjesh, me theks në takimin e përbashkët të dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që do të mbahet në Korçë më datën 27 nëntor, gjegjësisht, marrëveshjet konkrete që pritet të nënshkruhen në fushën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe për diasporën shqiptare.

“Arsimi plotësues në gjuhën shqipe në diasporë është një pikë e përbashkët e dy qeverive tona pa lënë anash dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë” – ka thënë, zëvendëskyreministri dhe njëherësh Ministri i Diasporës Dardan Gashi.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Vlorë, pritet të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme si në fushën e arsimit plotësues dhe ashtu edhe fushave tjera me rëndësi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.